VV në Klinë, përmbyll vitin me një ndejë festive

Mbërmë, Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra e Klinës organizoj ndejën e fundvitit, ku së bashku me shumë aktivistë, anëtarë e simpatizantë përmbyllën një vit sa sfidues aq edhe të suksesshëm.

Ky është njoftimi në FB:

“Ky vit ka qenë një vit i ndryshimit, strukturimit dhe rritjes së Qendrës tonë. Ka qenë një vit i procesit të brendshëm zgjedhor, ku kemi krijuar Pika funksionale e që do të vazhdojmë edhe në vitin që po hyjmë, me zgjerimin e strukturës. Gjithashtu ka qenë një vit i një koordinimi produktiv me këshilltarët tanë komunal, duke rezultuar në një opozitë të suksesshme”, tha kryetarja e Qendrës znj. Teuta Mulaj.
Ajo shprehu mirënjohje dhe falenderime për të gjithë aktivistët të cilët ka kontribouar në këtë ndryshim.

Kjo mbrëmje përfundoi me anëtarësime të reja dhe me vlerësime e shpërndarje të mirënjohjeve nga kryetarja për aktivistët që kanë kontribouar në vazhdimësi e sidomos përgjatë këtij viti.
Ndërsa viti që po vjen urojmë që të filloj me barazi e meritokraci për të gjithë, pa dallim.

Urime festat e fundvitit, shëndet e suksese për të gjithë!

Lëvizja VETËVENDOSJE,
Qendra Klinë