VËLLEZËRIT NË PRIZREN RRIHEN PËR NJË PALË ÇORAPË

Të dyshuarit me iniciale Z. B. nga Prizreni, i është caktuar masa e paraburgimit për 1 muaj, pasi ai dyshohet për dy vepra penale: lëndim i rëndë trupor dhe dhunë në familje.

Sipas njoftimit nga Gjykata e Prizrenit rasti ka ndodhur me datë 9 qershor rreth orës 10:30 të mëngjesit në Prizren.

“Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e përbashkët ku jeton i pandehuri Z. B. me vëllain e tij të dëmtuarin A. B. Pas një fjalosje dhe mosmarrëveshje të çastit rreth një palë çorape, derisa i dëmtuari A. B. ia kishte derdhur çajin në gjoksin e të pandehurit, i pandehuri Z. B. e kishte sulmuar duke e goditur me grusht në fytyrë, me ç’rast sipas raportit mjekësor i dëmtuari pëson thyerje të ashtit të hundës”, thuhet në njoftim.