Vdesin 4 të infektuar nga koronavirusi në Kosovë

Gjatë ditës së sotme kanë vdekur 4 persona nga koronavirusi duke çuar në 101 raste të vdekjeve.

Lajmin e ka bërë të ditur IKSHPK-ja përmes një njoftimi në Facebook.

“Numri total i rasteve pozitive është 4.715 raste nga 27.723 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 101 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”.