Vdes veterani më i vjetër në Klinë, Balaj me telegram ngushëllimi

Kryetari i OVL-së në Klinë, Hajdin Balaj, telegram ngushëllimi për familjen Delijaj.

Me rastin e vdekjes së veteranit më të vjetër në Klinë, Sahit Delijaj nga Rixheva, ka reaguar edhe kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, dega në Klinë, Hajdin Balaj. Ai përmes një telegrami ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Delijaj.