Familjari i Batir Maxharrës dhe Halil Maxharrës ia mësyen asambles..

Valon Maxharraj, një djalë i ri por shumë premtues tashmë veç i ka hyrë garës për asamble komunale në komunën e Klinës. Ai tashmë ka mbaruar masterin në drejtimin Sociologji. Dijën dhe energjinë e ka kanalizuar që të jetë zëri i qytetarëve. Pas shumë rekomandimeve nga familjarë dhe shoqëri, ai vendosi të kandidoj në LVV ku mban nr 11.
Ai është familjar i Batir Maxharrës, bashkëpunëtori më i afërti i Sadik Ramës të Gjurgjuvikut. Batiri, si një bashkëpunëtor i Sadik Ramës ishte pjesë e qeverisjes në Dollcë dhe luftëtar i pa shoq në kauzën kombëtare. Batiri është pushkatur për veprimtari patriotike pas rënies së familjes së Sadik Ramës.
Po ashtu është edhe familjar i Halil Maxharrës, delegat i Kaçanikut i cili mori pjesë në dy akte madhore me 2 korrik dhe 7 shtator 1990 ku Kosova u shpallë Republikë dhe u bë me kushtetutë. Halil Marraxhi ishte i përndjekur politik por i pakompromist në rrugën e drejtë të historisë.

Valoni është figurë e re politike e shumë premtues në rrugëtimin e tij për të qenë përfaqësues dhe në shërbim të qytetarëve. Ai veçse është i vendosur ta vazhdoj rrugën e familjareve të tij që para atedhut nuk kanë asgjë.