Tabela në Superligë pas ndeshjeve të sotme të javës së 30-të

Me tre ndeshjet e zhvilluar këtë të diel është mbyllur edhe java e 30-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Ballkani shënoi fitore bindëse 7:2 ndaj Trepçës ’89, teksa Gjilani fitoi minimalisht 1:0 ndaj Drenicës.

Ndeshja tjetër, mes Llapit dhe Dukagjinit, përfundoi baras 1:1.

Ballkani vazhdon të jetë lider edhe pas kësaj jave, tani me 61 pikë. Kampioni në fuqi ka vetëm një pikë më shumë se Drita.

Gjilani, i pozitës së tretë, bëri një shkëputje në pesë pikë me Prishtinën.

Dukagjini dhe Llapi, vazhdojnë të jenë ende në garë për dalje në Evropë, pasi ndajnë pozitat pesë dhe gjashtë me nga 40 pikë.

“Lufta” për mbijetesë vazhdon të jetë ende interesante gjithashtu. Malisheva dhe Trepça ’89 ndajnë pozitat shtatë dhe tetë me nga 33 pikë.

Ferizaj, që ndodhet në pozitën e parafundit, është ende aty afër pasi ka vetëm dy pikë më pak.

Drenica është e fundit me 23 pikë dhe duket se po shkon gjithnjë e më afër rënies nga elita e futbollit kosovar