Vdes boksieri nga Rahoveci

Boksieri nga Rahoveci, Florent Dina ka ndërruar jetë.

Lajmin e ka konfirmuar faqja e Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport e Rahovecit.

Ky është postimi i tyre:

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ikjen e hershme nga kjo botë të Florent Dinës, një sportist me ambicie të mëdha.

Florenti para disa viteve së bashku me familjen emigroi drejt vendeve të botës, ku ju ofrua mundësia që të ndjek ëndrrën e tij prej një sportisti të sukseshëm, ku fatkeqësisht kjo ëndërr nuk u përfundua kurrë.

Në emër të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Dina dhe gjithë komunitetit sportiv.

U prefsh në paqe Florent Dina!