Vazhdon operacioni i Policisë në Telekomin e Kosovës, detajet zyrtare

Policia e Kosovës ka konfirmuar raportimin paraprak të Gazetës Sinjali se mbi 30 policë të Njësitit për Krime Ekonomike kanë hyrë në Telekomin e Kosovës.

Në përgjgijen e Policisë thuhet se operacioni është duke u zhvilluar me urdhëresë të gjykatës.

“Mund të konfirmojmë se sot 06 mars 2020, Policia e Kosovës bazuar në urdhëresën e Gjykatës kompetente është duke e realizuar një operacion policor. Për detaje do të ju informojmë pas përfundimit të operacionit policor”, thuhet në përgjigjen e Policisë për Gazetën Sinjali.

Policët kanë hyrë në sektorin e burimeve njerëzore, në sektorin e financave dhe në sektorin e prokurorimit në Telekom. /