Derbi mes Arsenalit dhe Manchester United, ndeshja kryesore e futbollit anglez

Adhuruesit e futbollit, sot do të kenë mundësinë të shijojnë një nga derbit më të mëdhenj në futbollin anglez.

Skuadra e Arsenalit do të jetë nikoqire e Manchester Unitedit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të të Premier Ligës

Të dyja skuadrat po kalojnë në një formë të mirë në ndeshjet e fundit, ku aktualisht janë në garë për titull.

”Topçinjët” kryesojnë tabelën me 47 pikë, ku deri më tani kanë 15 fitore, dy barazime dhe vetëm një humbje.

Në anën tjetër, ”Djajtë e Kuq” gjenden në vendin e katërt me 39 pikë.

Ky takim zhvillohet në stadiumin “Emirates” dhe nis nga ora 17:30