Varroset rrobaqepsja e UÇK-së, nuk u ndihmua nga shteti për t’u shëruar

Një grua e cila i vishte ushtarët e UÇK-së me uniforma për të luftuar paramilitarët serbë, ka vdekur.

Por, familjarët e Serbeze Dançës që vuante nga leukemia thonë se ajo vdiq pa u trajtuar siç duhet nga shteti, njofton Klan Kosova.