Valentin Hoti rikthehet në fushë me KF Dukagjinin

Futbollisti i KF Dukagjini, Valentin Hoti, është rikthyer sërish në fushën e lojës, pas lëndimit që kishte pësuar më 10 shtator 2025.

Pas një periudhe të gjatë rehabilitimi, e shoqëruar me shumë punë, durim dhe përkushtim, Tini arriti të kthehet më i fortë, duke dëshmuar karakter të fortë dhe vullnet të jashtëzakonshëm. Rikthimi i tij i djeshëm është një lajm i mirë jo vetëm për skuadrën, por edhe për tifozët e KF Dukagjinit.

Ky rikthim shënon një hap të rëndësishëm për vazhdimësinë e sezonit dhe forcon më tej konkurrencën brenda ekipit.

KF Dukagjini i uron Valentin Hotit shumë shëndet dhe suksese në vazhdim!