Vajza e Hamzë Jasharit shkon te varri i babait, shkrim prekës i saj në ditëlindjen e legjendarit

Besarta Jashari ka vizituar varrin e babait, legjendarit Hamëz Jasharit në ditën kur ai do të festonte ditëlindjen. Besarta ka kujtuar momente prekëse nga jeta, ndërsa ka thënë se do të ndihet gjithmonë krenare se është vajza e tij.

“Për ditëlindjen tënde babush.

Mbase me kalimin e kohës, vetëm kujtimet e mira po mbesin në mendjet tona… kujtimet e mira, po më bëhen edhe më të kthjellta, ku protagonist je babush.

Sot në ditëlindjen tënde, kujtoj momentet qe i kalonim së bashku, mbajë mend që si fëmi – sa po e kuptoja që ishe në odë, me vrap vija.

Në ato kohë të vështira, gjeje kohën të shikonim film, të më ndihmoje në mësime, të më mësoje të vizatoj shqiponjën tonë dy krenare… e pas çdo nate të tillë, të nesërmen isha vajza më e lumtur.

Falëmnderit babush, për aq pak vite sa ishim bashkë, arrite të më mësoje shumë… më mësove çfarë është dashuria, familja, atëdheu…
Është nderë, privilegj por edhe përgjegjësi të jem bija jote, andaj me krenari do të ruaj çdo kujtim për ty, dhe Dylit e Nolit të i tregoj.

Urime ditëlindja babë.

Vajza jote krenare” shkruan Besarta Jashari në Facebook./