Ky është personi që mbeti i plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Prishtinë

Një persona ka mbetur i plagosur ne Vranjefc, burime te Indeksonline bëjnë te ditur se Policia është ne kërkim te Hasan Gashit i dyshuar për sulm. Dhjetëra fishekë janë gjendur ne vendngjarje ne rrugën “Bajram Bahtiri”.

Ndërsa, rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 20:15, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë.

Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se për pasojë një person ka marrë plagë nga arma e zjarrit.

Ndërkohë që i plagosuri është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia po vijon punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin e të dyshuarve të implikuar në rast, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, ka thënë Borovci për IndeksOnline.