Ukraina pretendon se më shumë se 60 mijë rusë janë vrarë në luftë deri më tani

Forcat e Armatosura të Ukrainës, në një përditësim të fundit, pretendojnë se 60 mijë ushtarë rusë janë vrarë në luftë deri më tani.

Sipas përditësimeve të tyre, rreth 60,110 ushtarë rusë janë vrarë dhe 2,377 tanke janë shkatërruar, shkruan Skynews.

Forcat e armatosura pretendojnë gjithashtu se Rusia ka humbur 500 ushtarë në 24 orët e fundit, duke pësuar humbjet më të mëdha në Kramatorsk dhe Bakhmut.