Ukraina jep shifra të ushtarëve rusë të vrarë në Ukrainë

Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë publikuar të dhënat më të fundit të humbjeve që i ka shkaktuar ushtrisë ruse.

Në këtë drejtim, deri më 20 mars, ushtria ukrainase thotë se ka vrarë 14,700 ushtarë rusë, ka shkatërruar 96 aeroplanë luftarakë, 118 helikopterë, 476 tanke, 230 njësi artilerike, 1,487 automjete të blinduara, 74 sisteme raketore, 44 hedhëse të raketave e pajisje të tjera.

Tashmë janë bërë 25 ditë që kur forcat ruse nisën pushtimin e Ukrainës pas vendimit të presidentit rus Vladimir Putin, i cili tha se po nisë atë që ai e quajti “operacion special ushtarak”.

Së fundmi u raportua se forcat ruse kishin bombarduar një shkollë në qytetin e Mariupolit nga ku ishin strehuar të shtunën 400 persona.

Presidenti ukrainas, Volodomyr Zelensky tha se rrethimi i qytetit Mariupol nga Rusia do të “hyjë në historinë e krimeve të luftës”.