Reagon Haradinaj për aktakuzën e Selimit, thotë se do të dalë i pafajshëm

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se aktakuza e ngritur për Rexhep Selimin nga Gjykata Speciale nuk e vë në dyshim përpjekjen e tyre për liri,

Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Rexhep Selimi do të dalë i pafajshëm sikurse të gjithë të tjerët.

“Rexha do të dalë i pafajshëm sikurse gjithë të tjerët që pas aq shumë viteve iu duhet ta mbrojnë një epokë të historisë, e cila në fakt nuk ka nevojë për mbrojtje. Me çlirimtarët përgjithmonë e me besim në drejtësi”, ka shkruar ai.