Udhëzimet që duhet ndjekur qytetarët që udhëtojnë nga Kosova drejt Zvicrës

Duke filluar nga 19 korriku 2021, Kosova, ashtu sikurse edhe disa vende të tjera që nuk bëjnë pjesë në Zonën Schengen nuk do të jetë më në mesin e vendeve me rrezik për Zvicrën.

Në përputhje me këtë, për Kosovën do të zbatohen sërish kriteret e përgjithshme të hyrjes në Zvicër, thuhet në një njoftim të Ambasadës Zvicerane në Kosovë.

“Në rastet kur udhëtimi për në Zvicër përfshin edhe udhëtimin tranzit përmes një vendi tjetër, udhëtarët janë përgjegjës për të kontrolluar kufizimet e zbatueshme të udhëtimit të vendit ose vedneve përkatëse”, thuhet në njoftim.

Kontrolli online i udhëtimit ju ndihmon të mbikëqyrni situatën tuaj individuale para se të hyni në Zvicër.

Të gjithë udhëtarët janë përgjegjës që të informohen vetë, që para nisjes, për kufizimet e udhëtimit COVID-19 që zbatohen në Zvicër dhe në vendet nëpër të cilat do të kalojnë.

Informacione të mëtejshme lidhur me këtë çështje mund të gjenden në faqen e internetit të Sekretariatit Shtetëror për Migracionin (SEM) dhe Zyrës Federale të Shëndetit Publik (BAG), udhëzon Ambasada e Zvicrës në Kosovë.

Personave të cilët tashmë kanë vizën Shengen C të lëshuar nga Zvicra, por nuk kanë mundur ta përdorin atë për shkak të pandemisë, nuk do t`ju rimbursohet pagesa e vizës dhe as nuk do t`u lëshohet viza e re pa pagesë (tarifë).

Kërkesat për ribashkim familjar / përgatitje martese / studime

Në kuadrin e zbutjes graduale, Ambasada tani mund të caktojë një numër të kufizuar të termineve për aplikimet për bashkimin familjar, për përgatitjet e martesës ose për të studiuar në Zvicër.

Ju lutemi kontaktoni Qendrën Konsullore Rajonale të Ballkanit Perëndimor me email ([email protected]) për të caktuar një takim (termin).

Ju lutemi dërgoni një skanim të pasaportës tuaj dhe një përshkrim të shkurtër të llojit specifik të aplikimit. Termini i ardhshëm i mundshëm do të caktohet bazuar në parimin e “kush vjen i pari, shërbehet i pari