Dukagjini mposhtë Flamutarin dhe siguron ndeshjen për barazh!

Ka përfunduar ndeshja përcaktuese ndërmjet Dukagjinit dhe Flamurtarit që dërgon në barazh.

Dukagjini ka triumfuar ndaj Flamurtarit në ndeshjen e tyre të rëndësishme për të luajtur në barazh me klubin i cili pozicionohet në vendin e tetë në Superligën e Kosovës në futboll,

Me golat e shënuar nga Fatlum Gashi dhe Labinot Osmani, e të pranuar një nga Bashkim Shala, Dukagjini vazhdon rrugën për barazh, ku në fundjave mësohet edhe kundërshtari i tyre, pasi është xhiro e fundit e këtij sezoni në Superligë.

Kujtojmë se Dukagjini e humbi finalen e Kupës së Kosovës nga Llapi i Batatinës.