U rrotullua me traktor në një arë, vdes një person në Rahovec

Një person në Rahovec ka ndërruar jetë pasi që i njëjti është rrokullisur me traktorin e tij në një fushë-arë.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh.

“HETIM I VDEKJES – Rahovec 08.10.2023 – NN. Është raportuar se viktima kosovar është rrokullisur me traktorin e tij në një fushë-arë dhe si pasojë ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kompetent, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, ka njoftuar PK-ja.