U godit nga dy plumba, kjo është gjendja shëndetësore e Jeton Buqukut i cili u plagos sot në Pejë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pejë, ku një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri, raportoi në mëngjes ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve të Gazetës Sinjali, tre persona dyshohet se kanë gjuajtur me armë zjarri në drejtim të Jeton Buqukut, duke e plagosur atë.

I plagosuri fillimisht ka pranuar trajtim mjekësor në spitalin rajonal, por për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore, mjekët kanë vendosur transferimin urgjent të tij në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të specializuar.

I njëjti edhe në këto momente po trajtohet në QKUK.

Drejtori i Emergjencës, Naser Syla, tha se viktima do të transferohet në Klinikën e Ortopedisë.

“Është duke u trajtuar në QE, janë kry ekzaminimet e nevojshme dhe konsultat, gjendje stabile, do të transferohet në Klinikën e Ortopedisë për trajtim të mëtutjeshëm”.