Parashikimi i motit për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme do të ketë mot kryesisht të vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu.

Sipas njoftimit të këtij instituti, temperaturat do të vazhdojnë të ulen, në të dy vlerat ekstreme.

“Minimalet do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius. Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-6 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.