Turnir memorial për Dr. Gjon Gjidodën nga QKMF në Klinë mbahet më 26 janar

Shokët e “Dr. Gjon Gjidodës” nga QKMF “Nënë Tereza” në Klinë organizojnë turnirin memorial tradicional “Kupa e Doktorit Gjon Gjidoda”, i cili mbahet në kuadër të përvjetorit të vdekjes së tij tragjike, duke nderuar figurën dhe kontributin e tij.

Turniri do të zhvillohet më 26 janar 2026, duke filluar nga ora 17:00, në Pallatin e Sporteve “Adem Jashari” në Klinë.

Në këtë aktivitet do të marrin pjesë udhëheqësit e Bashkësisë Islame në Klinë, udhëheqësit e Kishës Katolike të Kosovës, përfaqësues të Bashkisë së Krumës nga Republika e Shqipërisë, si dhe ekipi i QKMF “Nënë Tereza” nga Klina.

Ndeshjet e turnirit do të nisin në orën 17:00 me përballjen ndërmjet udhëheqësve të Bashkësisë Islame dhe udhëheqësve të Kishës Katolike, ndërsa në orën 17:30 do të zhvillohet ndeshja mes Bashkisë Krumë dhe QKMF “Nënë Tereza”, kurse finalja e turnirit është planifikuar të mbahet në orën 18:00.