Trump nga spitali ushtarak tregon gjendjen shëndetësore, pasi u infektua me Covid-19

Presidenti amerikan, Donald Trump është zhvendosur për në spitalin ushtarak “Walter Reed” për të kaluar ditët e ardhshme si një masë paraprake, pasi rezultoi pozitiv me Covid-19.

Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë thuhet: “Nga kujdesi i madh dhe me rekomandim të mjekëve dhe ekspertëve të tij mjekësorë, Presidenti do të punojë nga zyrat presidenciale në Walter Reed gjatë ditëve të ardhshme”,
Me të arritur atje, ai e bëri një video ku edhe njoftoi për gjendjen e tij dhe të Zonjës së Parë.

“Dua të falënderoj të gjithë për mbështetjen. Jam në spitalin “Walter Reed” dhe mendoj se po e kaloj shumë mirë, por duhet të sigurohemi që gjërat po shkojnë mirë, dhe Zonja e Parë gjithashtu po e kalon mirë, kështu që falëminderit shumë. E vlerësoj dhe kurrë nuk do ta harroj. Faleminderit”, u shpreh Trump.