Treni godet veturën në hyrje të Prishtinës

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çasteve mes trenit dhe një veture te Kroi Njelmët, në hyrje të Prishtinës.

Një veturë e tipit Mercedes është goditur nga treni, teksa nuk dihet se a ka të lënduar.

Kjo zonë njihet për aksidente të tilla mes trenit dhe veturave, pasi që edhe sinjalizimi i duhur duket se mungon.