Tre raste të armëbatjeve pa leje brenda 24-të orëve

TINLEY PARK, IL - DECEMBER 17: A customer shops for a pistol at Freddie Bear Sports sporting goods store on December 17, 2012 in Tinley Park, Illinois. Americans purchased a record number of guns in 2012 and gun makers have reported a record high in demand. Firearm sales have surged recently as speculation of stricter gun laws and a re-instatement of the assault weapons ban following the mass school shooting in Connecticut . (Photo by Scott Olson/Getty Images)

Brenda intervalit kohor prej 24-të orësh në vendin tonë janë raportuar tre raste të armbatjeve pa leje.

Dy raste ka ndodhur në rajonin e Prishtinës, më saktësisht në Prishtinë dhe Lipjan ndërsa rasti i tretë ka ndodhur në Dragash.

Rastet e raportuara:

· Lipjan 20.07.2025, NN. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri në një aheng familjar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë sekuestruar një armë me gas cal. 9mm, një karikator, 25 fishekë dhe 21 gëzhoja. Me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.

· Prishtinë 20.07.2025, 22:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se në një aheng familjar ka shtënë me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë sekuestruar një armë me gaz, një karikator dhe tri gëzhoja. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Dragash / 17.07.2025 – 15:33. Pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin, me datën 20.07.2025 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, për shkak se një ditë më parë kishin shtënë me armë zjarri. Nga të dyshuarit janë konfiskuar dy armë zjarri me gaz dhe tri gëzhoja të fishekëve. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.