Kujtohet rezistenca dhe sakrifica, në Ditën e Çlirimit të Jabllanicës

17 maji njihet si Dita e Çlirimit në fshatin Jabllanicë të Dushkajës, që njihet me emrin Shqiponjë.
Kjo ditë u shënua në këtë vend, derisa shumë figura politike, qytetarë e bashkëluftëtarë, bënë homazhe te kompleksi i varrezave të dëshmorëve.
Kjo ngjarje mbetet përgjithmonë, në kujtesën tonë historikë, derisa u kujtua edhe sakrifica dhe rezistenca shekullore ndaj pushtuesit serb.
Kujtojmë, me 17 maj të vitit 1999, Jabllanica e Dushkajës, ishte zona e parë e lirë në Kosovë.