Tragjedi në Caravik të Klinës: Ndërron jetë papritur

Tragjedi në Caravik të Klinës: Ndërron jetë papritur një i ri gjatë punës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Caravik të Klinës, ku ka humbur jetën papritur një i ri nga ky fshat.

Sipas burimeve të Klina.info, bëhet fjalë për Gjevdet Ibishajn, i cili dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e një sulmi në zemër gjatë kohës që ishte në punë.

Pavarësisht se është dërguar me urgjencë për ndihmë mjekësore, ai nuk ka arritur të mbijetojë.

Familjarët dhe të afërmit janë shprehur thellësisht të prekur nga humbja e parakohshme e Gjevdetit, i cili njihej si një djalë i qetë dhe punëtor./Klina Info/