“Tik tak, tik tak…”, kënd po e paralajmërojnë Grupi i të “Rinjve” në LDK

Derisa LDK pritet që të shtunën të zgjedh kryetarin e ri, dhe vendi është në prag të zgjedhjeve të reja parlamentare, disa nga deputetët e LDK-së, që njihen edhe si “Grupi i të rinjve”, kanë postuar një fotografi interesante në Facebook.

Është deputetja Doruntinë Malokuë, ajo e cila e ka postuar këtë fotografi me mbishkrimin “Tik tak, tik tak…”, duke paralajmëruar se është koha për ndryshime.

Mirëpo, nuk dihet nëse ajo ka paralajmëruar ardhjen e të rnjve në krye të LDK-së të shtunën, apo ardhjen e LDK-së në krye të qeverisë, raporton Gazeta Blic.

Në zgjedhjet e LDK-së, që pritet të mbahen të shtunën, pritet që prap të jetë favorit.

Sidoqoftë, gjatë ditës së sotme edhe PDK edhe AAK, pritet t’i mbledhin organet drejtuese, ku temë kryesore do të jenë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Për më shumë, shikojeni fotografinë e postuar nga Doruntinë Maloku, ku bashkë me të shihen edhe Avdullah Hoti, Vjosa Osmani, Kujtim Shala, Arben Gashi, Armend Zemaj, Lumir Abdixhiku dhe Driton Selmanaj./ Gazeta Blic

SHARE