Thirrje për motoçiklistin që u pa në varrezat e Krushës së Madhe: Të respektohet qetësia dhe hapësirat e shenjta

Një qytetar ka adresuar një shqetësim për portalin tonë, KLINA INFO lidhur me një incident të ndodhur në varrezat e fshatit Krushë e Madhe.

Sipas tij, të premten, më 10 prill 2026, rreth orës 13:00, një person i panjohur me motoçikletë, i pajisur me helmetë të zezë, ka hyrë brenda hapësirës së varrezave dhe ka përdorur rrugët e brendshme si pistë për lëvizje akrobatike.

Qytetari bën thirrje publike që raste të tilla të mos përsëriten dhe që hapësira të tilla të respektohen si vende qetësie dhe përkujtimi për të ndjerët.

Ai thekson rëndësinë e ruajtjes së etikës, qetësisë dhe dinjitetit për vizitorët që frekuentojnë varrezat për të nderuar më të dashurit e tyre.

Gjithashtu, kërkohet që aktivitete të tilla të zhvendosen në ambiente të përshtatshme dhe jo në hapësira të shenjta publike.

Respektoni qetësinë dhe dinjitetin e këtyre vendeve.