Tetori, muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit – Poliklinika MedicAL ofron 30% zbritje në analiza

Në kuadër të muajit tetor, i njohur ndërkombëtarisht si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, Poliklinika MedicAL në Klinë i bashkohet kësaj kauze jetike për shëndetin e grave.

Gjatë të gjithë muajit, klinika ofron 30% zbritje në paketën e analizave të dedikuara për kontrollin e hershëm dhe kujdesin ndaj shëndetit të gjirit.

“Kujdesi dhe kontrolli i hershëm shpëton jetë. Ky është mesazhi ynë për çdo nënë, grua dhe vajzë – të mos e shtyjnë kontrollin e tyre, sepse parandalimi dhe diagnostikimi i hershëm janë çelësi i shërimit”, thuhet nga Poliklinika MedicAL.

Për të përfituar nga oferta, qytetarët mund të rezervojnë termin e tyre në numrin: 049 888 970.

Poliklinika MedicAL – Klinë