Tentim vrasje në Pejë, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës në rajonin e Pejës, ka njoftuar se më datë 10 shtator 2022 rreth orës 20:50, është informuar se nё fshatin Lutogllavё- Pejё, njё person ёshtё plagosur nga arma e zjarrit.

“Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, aty është informuar se viktima ishte i plagosur nga arma e zjarrit, nё vendngjarje gjithashtu ka dalё edhe ekipi mjekёsor tё cilёt me autoambulancё e kanё transportuar viktimën nё Spitalin Rajonal nё Pejё, dhe mё pas pёr shkak tё natyrёs sё lëndimeve i njёjti ёshtё dёrguar nё QKUK pёr trajtim tё mëtutjeshëm mjekёsor”, thuhet në njoftim.

I dyshuari ёshtё larguar nga vendi i ngjarjes ne drejtim tё panjohur.

“Njёsitet relevante kanё shkuar tek shtёpia e te dyshuarit, ku kanё kryer njё kontroll- bastisje, gjatё kontrollit nё shtёpinё e te dyshuarit ёshtё gjetur dhe sekuestruar njё (1) armё Ak 47 (e modifikuar). Pas njё pune operativo-hetimore, ёshtё arrestuar i dyshuari, tek i njëjti ёshtё gjetur arma Pistoleta cal:7.65mm, njё (1) fishek i gjallё dhe njё (1) gёzhojё e sё njёjtёs arme, me tё cilёn dyshohet se ёshtё kryer vepra penale”, thuhet në njoftim.

I dyshuari pas intervistimit me vendim tё Prokurorit tё shtetit ndalohet pёr 24 orё.