Tentim vrasje në Fushë Kosovë, arrestohet i dyshuari

Një tentim vrasje ka ndodhur ditën e shtunë në qytetin e Fushë Kosovës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur në rrugën ”Dardania” në oren 19:45.

Për këtë rast është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje me dy viktimat meshkuj kosovar, dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në afërsi të tyre

”Rr. Dardania, Fushë Kosovë 16.12.2023-19:45. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje me dy viktimat meshkuj kosovar, dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në afërsi të tyre. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë dhe një predhë të fishekut, ndërsa i dyshuari ka dorëzuar një pistoletë e cila dyshohet se është përdorur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti në proces hetimor.”, thuhet në raportin e Policisë