Të shtunën, përkujtohet luftëtari i UÇK-së Arben Sejdiu, në përvjetorin e rënies

Me rastin e përvjetorit të rënies së veteranit dhe bashkëluftëtarit Arben Sejdiu, familja dhe bashkëluftëtarët e tij kanë njoftuar se më 22 nëntor 2025 (e shtunë) do të organizohen homazhe në nderim të jetës, veprës dhe kontributit të tij në shërbim të Atdheut.

Ceremonia e homazheve do të mbahet pranë varrit të Arben Sejdiut, në Kompleksin Memorial “Koshare”, duke filluar nga ora 11:00.

Në këtë tubim përkujtimor pritet të marrin pjesë familjarë, miq, bashkëluftëtarë dhe dashamirë të Arbenit, të cilët do të nderojnë kujtimin e tij dhe sakrificën e tij për lirinë e vendit.

Familja dhe bashkëluftëtarët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje sa më të gjerë në këtë akt nderimi:

“Ftohen të gjithë familjarët, miqtë, bashkëluftëtarët dhe dashamirët e Arbenit që t’i bashkohen këtij nderimi të përvuajtur për kujtimin e tij të përjetshëm.”

Në fund të njoftimit, ata theksojnë mesazhin e përjetshëm:

Lavdi jetës dhe veprës së tij!
Lavdi dëshmorëve dhe veteranëve të Kombit!