Të shtëna me armë zjarri në Podujevë, dyshohet për një të vrarë

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në Podujevë, ku dyshohet se një person ka mbetur i vrarë, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu kanë bërë me dije sinjalizuesit e Sinjalit, të cilët thonë se si pasojë e gjuajtjes me armë një person ka vdekur, teksa ende nuk dihen motivet e rastit.

Sinjali ka kontaktuar edhe komandantin e Policisë në Podujevë, por i njëjti ka refuzuar të përgjigjet, duke e ndalur telefonin.