Të shtëna me armë nga vetura, Policia arreston një person në Pejë

Një person në Pejë ka përfunduar në pranga pasi ka shtënë me armë zjarri derisa ishte duke lëvizur me veturën e tij.

Sipas policisë, nga i dyshuari është konfiskuar pistoleta me gas e kalibrit 9 mm dhe një karikator i zbrazët.

Ndërsa, në vendin e ngjarjes në rrugën “Ker Sadriu” janë konfiskuar edhe dy gëzhoja.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.