Të premtën shi e furtunë në Lezhë, Bashkia apelon për kujdes

Bashkia e Lezhës ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për qytetarët dhe turistët.

Sipas parashikimeve meteorologjike, priten reshje të dendura shiu dhe një furtunë që parashikohet të nisë në orët e para të mëngjesit të datës 22 gusht, duke filluar nga ora 01:00.

Ju bëjmë thirrje të tregoni kujdes dhe të merrni masat e nevojshme për sigurinë tuaj dhe të familjarëve.

🚨 Emergjencat Civile dhe Shërbimet Publike të Bashkisë janë në gatishmëri të plotë për çdo rast.

📞 Për çdo emergjencë mund të kontaktoni në numrin: +355686694445

Faleminderit për bashkëpunimin!