Të dielën në Famullinë e Zllakuqanit dhurohet gjak, thirrje për të shpëtuar jetë

Nesër me datë 7 prill, e diele, në oborrin e famullisë në Zllakuqan, do të jenë të pranishëm grupi nga qendra kombëtare e transfuzionit të gjakut, nga ora 10.00 deri në ora 14.00!

Famullia “Shën Gjon Pagëzuesi”, ka bërë thirrje për t’u bërë pjesë e këtij akti human.

“Gjatë kësaj kohe kushdo ka mundësi, është në shëndet të mirë dhe dhuron gjak rregullisht, mund të dhurojë gjak në mënyrë vullnetare, si ndihmë e solidarizim me të sëmurët dhe me ata që kanë nevojë për gjak.

“Dhuro gjak, shpëto jetë”!”, thuhet në njoftim.