Të burgosurit në Dubravë në grevë urie

Pavijoni numër 4 në burgun e Dubravës ka hyrë sot në grevë urie.

Kjo është konfirmuar nga dy burime të KOHËS, teksa mësohet se kjo po bëhet për shkak të situatës së krijuar me pandeminë Covid-19.

Sipas burimeve, të burgosurit thonë se ndihen të rrezikuar në veçanti pas vdekjes së një të burgosuri dje.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka konfirmuar dje se në Spitalin rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri në burgun e Dubravës A.V.

Koha është në pritje të një përgjigjeje edhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues, Nehat Thaçi.