Inaugurimi i Biden: Verifikohen 25 mijë trupat e angazhuara të Gardës Kombëtare

FBI është duke verifikuar 25 mijë trupat e Gardës kombëtare që cilat kanë arritur në Washington për ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të ri të SHBA-së, Joe Biden.

Ky proces është duke u zhvilluar për shkak të frikës së mund të ndodhë ndonjë sulm u brendshëm, raporton Guardian, transmeton Klan Kosova.

Kryeqyteti amerikan u fortifikua gjatë së dielës më t’u parë se një grup protestuesish janë grumbulluar.

Komandantët e ushtrisë janë paralajmëruar që të jenë vigjilent për indentifikimin e problemeve të mundshme brenda radhëve të tyre, ndërkaq anëtarët e gardës janë duke u stërvitur se di ta identifikojnë ndonjë kërcënim të mundshëm.

“Në vazhdimësi jemi duke u marrë me procesin. Po shikojmë nga dy herë, tri herë tek secili individ i angazhuar në këtë operacion”, ka thënë Ruan McCarthy, sekretar ushtarak.