Boris Johnson lirohet nga spitali

Kryeministri britanik Boris Johnson është liruar nga spitali pas trajtimit që iu bë për shkak të infektimit me Covid-19.

Mirëpo ai nuk do të kthehet menjëhere në punë, ka thënë Doëning Street, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Johnson 55 vjeçar është dërguar në spitalin St Thomas në Londër të dielën – 10 ditë pasi u diagnostifikua me koronavirus.

Ai ka qëndruar tre netë në kujdesin intensiv.