Takim i rëndësishëm me Zëvendësministrin e Infrastrukturës, Hysen Durmishi, në Klinë

Sot, Lëvizja VETËVENDOSJE! – dega në Klinë zhvilloi një takim me Zëvendësministrin e Infrastrukturës, z. Hysen Durmishi, ku u diskutuan projektet konkrete dhe prioritetet për zhvillimin e vendit dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Biseda u fokusua tek nevojat reale të terrenit dhe angazhimi institucional për t’i adresuar ato me përgjegjësi dhe transparencë. Ky takim vjen në një kohë fushate dhe është dëshmi e bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe e vullnetit të përbashkët për të çuar përpara punët e mira dhe projektet që shërbejnë drejtpërdrejt qytetarëve.

Lëvizja VETËVENDOSJE! – Klinë mbetet e përkushtuar për të mbështetur zhvillimin lokal dhe për të garantuar transparencë dhe efektivitet në realizimin e projekteve publike.

Lëvizja VETËVENDOSJE! 116✅
Albin Kurti 1✅
Hysen Durmishi 24 ✅