Super ndeshja mes Cityt e Realit, publikohen formacionet zyrtare

Sonte me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet super derbi mes kampionit anglez Manchester City dhe gjigantit spanjoll Real Madrid, ndeshje kjo e vlefshme për fazën e gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.

Në fazën e çerekfinales, në sistemin prej dy ndeshjeve vendas-mysafirë, Reali e eliminoi Chelsean me rezultat të përgjithshëm 5:4, kurse City e mposhti Atletico Madridin me rezultat minimal 1:0.

Ndërkaq, në këtë ndeshje të dy skuadrat rikthehen nga fitoret në ndeshjet e tyre të fundit në ligat përkatëse, ku Reali e mposhti me rezultat 3:1 Osasunan, kurse City e deklasoi 5:1 Watfordin.

Takimi i fundit mes 13 herë fituesit të Ligës së Kampionëve dhe kampionit anglez daton në gusht të vitit 2020, ku asokohe City e mposhti me rezultat të ngushtë 2:1 Real Madridin.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Pep Guardiolan nuk do të paraqiten Cancelo, Mendy dhe Walker, kurse te Carlo Ancelotti mungojnë Diaz, Hazard dhe Jovic.

Tanimë, të dy trajnerët kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.

Manchester City (4-3-3): Ederson; Stones, Dias, Laporte, Zinchenko; Rodrigo, De Bruyne, Bernardo; Mahrez, Foden, Jesus

Real Madrid (4-3-3): Courtois; Carvajal, Militao, Alaba, Mendy; Kroos, Modric, Valverde; Vinicius, Benzema, Rodrygo