Sukses i madh për Valëza Gashin nga Klina në Festivalin “Lyra” në Gjilan

Çmimi “Interpretimi më i mirë” për këngën “Për ty atdhe”

Këngëtarja e re nga Klina, Valëza Gashi, ka shkëlqyer mbrëmë në edicionin e fundit të Festivalit “Lyra” në Gjilan, duke u vlerësuar me çmimin “Interpretimi më i mirë” për paraqitjen e saj të jashtëzakonshme me këngën “Për ty atdhe”.

Kjo këngë, e kompozuar nga Arjon Gashi, përçoi emocione të forta dhe u prit me duartrokitje të gjata nga publiku dhe me nota maksimale nga juria profesionale. Interpretimi i ndjerë dhe teknikisht i përkryer i Valëzës e bëri këtë këngë një nga pikat kulmore të mbrëmjes.

Ky është një tjetër sukses i rëndësishëm për artisten e re, e cila me talentin dhe përkushtimin e saj po gjen gjithnjë e më shumë vend në skenën muzikore shqiptare.

KLINA INFO i uron Valëzës dhe kompozitorit Arjon Gashi suksese të mëtejshme në rrugëtimin e tyre artistik, duke shpresuar që krijimtaria e tyre të vazhdojë të pasurojë muzikën shqiptare.