Vdes nga COVID-19, një 35 vjeçar nga Prishtina

Në 24 orët e fundit edhe 8 qytetarë kanë vdekur nga virusi COVID-19. Në mesin e tyre është edhe 35 vjeçar nga Prishtina.

Përderisa sipas IKSHPK-së, numri i viktimave tanimë ka arritur në 2 mijë e 118 raste.

Këto janë moshat e personave që vdiqën në 24 orët e fundit.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Kamenicë 2 raste (88, 74 vjeç), Ferizaj 1 rast (69 vjeç), Gjilan 1 rast (73 vjeç), Mitrovicë 1 rast (59 vjeç), Pejë 1 rast (58 vjeç), Prishtinë 1 rast (35 vjeç), Prizren 1 rast (70 vjeç)”, thuhet në njoftim.