Starton Kupa e Kosovës: Dukagjini sfidon Ramiz Sadikun

Të mërkurën, më 3 dhjetor 2025, skuadra e Dukagjinit do të nisë rrugëtimin në Kupën e Kosovës me ndeshjen kundër KF Ramiz Sadiku.

Takimi do të zhvillohet në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, me fillim nga ora 12:30, në kuadër të fazës së 1/16 së finales.

Klubi klinas ka bërë të ditur se synimi është një paraqitje bindëse dhe kalimi në fazën tjetër të garës, ndërsa tifozët janë ftuar të përkrahin ekipin në këtë sfidë të rëndësishme.