Spitali i Pejës me deklaratë rreth viktimës nga Bokshiqi i Klinës

NJOFTIM!

Sot, rreth orës 15:30, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë është sjellë një person i lindur në vitin 1977, i plagosur me armë zjarri.

Pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor, personi ka ardhur pa shenja jete.

Rastit i janë përgjigjur organet kompetente dhe janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme.