Sot rikthehet La Liga, kjo është ndeshja e parë

Pas tre muajsh pauzë për shkak të pandemisë, sot është dita e rikthimit të La Ligas.

Nga ora 22:00 do të luhet ndeshja e javës së 28-të në mes të Sevillës dhe Real Betisit.

Si edhe në vendet tjera, ndeshjet do të luhen pa tifoz si masë mbrojtëse për të mos u përhapur virusi.

Spanja ka qenë një nga vendet më të prekura në Evropë nga Covid-19.