Sot pritet vendimi për hapjen e sallave të dasmave

Sot pritet që Ministria e Shëndetësisë të merr vendim për hapjen e sallave të dasmave.

Në takimin e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia me përfaqësuesit e Odës së Hotelerisë, që ishte mbajtur në fund të muajit maj, është vendosur që vendimi për hapjen e sallave të dasmave të merret më 15 qershor dhe është dakorduar që paraprakisht të punohet në përpilimin e një manuali për ruajtjen e shëndetit publik gjatë mbajtjes së ahengjeve, transmeton Zeri.info.

Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva, të hënën në një intervistë tha se pritet që sot të dalin me një konferencë të përbashkët edhe me Ministrinë e Shëndetësisë për hapjen e kësaj veprimtarie.

Sallat e dasmave janë mbyllur që nga marsi i vitit të kaluar kur në Kosovë ishin lajmëruar rastet e para me COVID-19.