Sot përkujtohet 27-vjetori i rënies së Heroit të Kombit Skënder Rexhepi

Sot shënohen 27 vjet nga rënia heroike e Heroit të Kombit, Skënder Rexhepi.

I angazhuar herët në veprimtarinë atdhetare dhe në radhët e Lëvizjes Popullore të Kosovës, ai ishte ndër të parët që iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë e vendit.

Skënder Rexhepi ra heroikisht në janar, muaj simbol i sakrificës dhe pavdekësisë së heronjve shqiptarë.