Emocionuese! Ish ushtarët e UÇK-së ia kthejnë rrypin pas 24 vitesh njeriut që i doli në ndihmë atëkohë.

Shpejtim Morina, ish ushtar i Brigadës së Mujë Krasniqit, bashkë me Bali Berishën u plagosën në Gllarevë në vitin 1998.

Atyre u shkaktoi plagë një minahedhës në lagjen Balaj, para shtëpisë së Emin Balajt.

Ky i fundit u doli në ndihmë menjëherë duke e hequr rripin nga pantollonat e tij për t’ia lidhur plagët. Ata u dërguan në Ujëmirë me veturën e ushtarit të UÇK-së, Ukë Balaj.

Sot, me datë 22.10.2022, Shpejtimi që jeton në Austri dhe Baliu që jeton në Prizren, u kthyen për t’ia kthyer rripin Emin Balajt, që e ruanin prej vitit 1998./Klina info/